Legjenda Pierre Littbarski ka bërë një krahasim të dy lojtarëve më të kushtueshëm të kombëtares gjermane, Wirtz dhe Musiala. Sipas tij, ylli i Bayer Leverkusen është më i mirë.
“Musialës thjesht i pëlqen të luajë futboll dhe është shumë i fokusuar, kurse Wirtz do ta shkatërrojë kundërshtarin dhe e ka treguar këtë ndër vite”.
“Wirtz përfshihet edhe me faulle të vogla dhe nganjëherë riskon të dëmtohet rëndë me ndërhyrjet që bën. Musiala nuk është kështu. Ai tërhiqet kur sheh risk”.
“Wirtz i ka gjuajtur nga prapanica kundërshtarët e tij në fushë që kur ishte fëmijë. E di këtë, sepse e kam ndjekur ndër vite. Musiala është rritur në një mjedis ndryshe, ku thjesht mund të luajë futboll dhe kaq”.







