Pavarësisht se si shkon ky sezon, duket se Harry Kane ka vendosur të largohet nga Bayern. E vetmja dilemë e tij është nëse kjo do të ndodhë në verën që vjen apo në 2026.
Mediat gjermane raportojnë se ai ka një klauzolë largimi, e cila e lejon të rikthehet në Premier League pas një sezoni e gjysmë.
Klauzola është fiksuar në shifrën 65 mln euro, një shifër që mund ta paguajë çdo klub i madh në ishullin britanik.
Ëndrra e Kane është të fitojë Champions League në Mynih dhe të rikthehet në Premier League për të vendosur rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e kampionatit anglez.
Bayern po përgatitet për largimin e 31-vjeçarit. Drejtori sportiv Max Eberl ka tri alternativa, të cilat ia ka propozuar klubit. Bëhet fjalë për Osimhen, Sesko dhe Julian Alvarez.







