Zëvendësimi i Thomas Muller në ndeshjen e Bayern kundër Celtic në Champions League ka nxitur debate të mëdha në Gjermani. Legjenda Lothar Matthäus e quajti “poshtërim” për sulmuesin gjerman.
Ndërkohë, një tjetër legjendë e futbollit gjerman, Stefan Effenberg, shprehu një mendim krejt tjetër. “Kompany nuk do ta bënte kurrë këtë që thotë Lothar. Ai nuk i trajton keq lojtarët e këtij niveli. Nuk ka të bëjë aspak kjo me ngjarjen”.
“Thomas është futbollist dhe e ka për detyrë të zëvendësohet, qoftë edhe për 20 apo 25 sekonda në ndeshjen me Celtic. Nuk shoh asnjë poshtërim këtu”, tha 56-vjecari për Sport1.
Sipas Effenberg, “Thomas është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes dhe jo vetëm si lojtar”. Nuk e imagjinoj dot që një trajner të bëjë një gjë të qëllimshme kundër tij”.







