Në intervistën e gjatë të dhënë për AS (e perditshmja), në të cilën ai zbuloi se Real Madridi pagoi mbi 103 milionë euro për të nënshkruar me Jude Bellingham, CEO Hans-Joachim Watzke trajtoi edhe çështje të tjera në funksion të finales mes Borussia Dortmundit të tij dhe Los Blancos.
Dhe në deklaratat e tij, përveçse kujtoi fitoren në finalen e Ligës së Kampionëve të 1997 kundër Juventusit, ai iu referua edhe arritjes së Atalantës, e cila dominoi finalen e Europa League kundër Bayer Leverkusenit, duke i shkaktuar skuadrën e Xabi Alonso-s të vetmen humbje sezonale (3-1)
Këto janë deklaratat e tij: “A është Real Madridi favorit? Po, por le të shohim se çfarë ndodhi në Dublin. Nga dhjetë ndeshje kundër Atalantës, jam shumë i sigurt se Leverkusen do të fitonte tetë.
Por Atalanta luajti sikur të ishte treni i fundit dhe ndeshja e fundit në historinë e saj dhe kjo është ajo që ne duhet të bëjmë për të fituar. Real Madrid nuk ka humbur kurrë një finale të Ligës së Kampionëve por ka gjithmone nje here te pare”.