Nuk i tha “dua të largohem”, kush është lojtari që mërziti trajnerin Ancelotti?

24 Shkurt 2025
16:31
Telesport
back button

Carlo Ancelotti u zhgënjye shumë kur Joselu u largua nga Real Madrid. 65-vjeçari njihet për menaxhimin e tij në mënyrë të butë, duke i trajtuar lojtarët si shokë, por kjo duket se nuk i funksionoi me ish-sulmuesin e Real Madridit.

Sezonin e kaluar, Joselu hpëtoi Los Blancos duke shënuar dy gola kundër Bayern në minutën e 88-të dhe 91-të. Ai ishte kulmi i tij.

Në finale Real Madrid fitoi kundër Borussia Dortmund dhe mori trofeun e Champions League për herë të 15-të në historinë e klubit.

Joselu më pas vendosi të largohej nga Real Madrid. Ai u transferua në Katar tek Al-Gharafa. “Ancelotti u nevrikos shumë. Ai nuk e priste. Unë e kisha të pamundur t’ia thoja vendimin tim. Thjesht nuk mundesha. E di se e kam zhgënjyer”, ka deklaruar vetë lojtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit