Kompany te Bayern Munich, ja si u përpoq ta rrëmbente belgun klubi tjetër historik gjerman

31 Maj 2024
13:02
Alfred Lleshi
back button

Vincent Kompany është trajneri i ri i Bayern Munich që nga e mërkura. Skuadra bavareze do të jetë e treta në karrierën e trajnerit belg, e ish-legjendës së Manchester City, pasi ka drejtuar Anderlecht në Belgjikë dhe Burnley në Angli. Përpara gjigantëve bavarezë ishte një tjetër klub historik gjerman që iu afrua trajnerit belg.

Historia është rrëfyer nga “Bild”, sipas të cilit Kompany ishte një nga kandidatët për stolin e Schalke 04, ekip i freskët nga rikthimi në Bundesligë. Menjëherë pas promovimit në elitën e futbollit gjerman, klubi i Gelsenkirchenit kishte bërë një tentativë për të. Thuhet se ka pasur disa kontakte mes ish-drejtorit sportiv Rouven Schroder dhe vetë Kompany, por operacioni nuk u mbyll dhe Schalke më pas shkoi për Frank Kramer.

Kjo është deklarata me të cilën Bayern Munich njoftoi Vincent Kompany si trajnerin e ri, të mërkurën: “FC Bayern ka punësuar Vincent Kompany si trajnerin e vet të ri. 38-vjeçari belg ka nënshkruar deri më 30 qershor 2027. Së fundi ai ka punuar për klubin e Premier League, Burnley”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit