Ancelotti, krenar me Real Madridin e tij: Nuk më kishte ndodhur kurrë kjo gjë…

4 Maj 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Carlo Ancelotti u shfaq para mediave në dhomën e shtypit të “Real Madrid City”, pas seancës së fundit stërvitore në funksion të ndeshjes kundër Cádiz. Kjo sfidë do të luhet nesër në “Santiago Bernabéu” dhe korrespondon me javën e 34-t të La Liga-s.

Trajneri italian ka analizuar situatën aktuale të skuadrës së bardhë, pa kaluar deri te festimet e titullit: “Nuk kemi menduar ende asgjë për festimet, sepse nuk kemi fituar asgjë. Do ta mendojmë ditën që të jemi matematikisht kampionë. Objektivi i vetëm për nesër është të marrim tri pikët në këtë ndeshje”.

Ndeshja kundër Cádiz – “Objektivi është të shtojmë tri pikë për t’iu afruar fitimit të kompeticionit. Nuk mendojmë se çfarë mund të ndodhë më pas, por vetëm të përmbushim objektivin tonë kundër një skuadre që po lufton për të mos rënë nga kategoria. Cadiz do të vijë në ‘Bernabeu’ me entuziazmin për të fituar pikë”.

Një sezon unik – “Nuk më ka ndodhur kurrë që të kem një sezon me vetëm dy humbje. Shpresoj që të vazhdojmë me këtë seri deri në fund. Skuadra ka bërë shumë mirë dhe të gjithë kanë kontribuar çdo ditë. Arritëm në fazën finale të sezonit shumë të emocionuar dhe me bindjen për të fituar sa më shumë tituj”.

Rikthimi i Courtois – “Ai është mirë, nesër do të luajë pas një kohe të gjatë. Është një lajm i mirë për ne që është kthyer, sikurse bëri Militão. Finalja që kemi në mendje është e mërkura kundër Bayernit. Lunin do ta luajë atë, më pas do të shohim”.

Vinicius – “Lojtari që po përparon dhe vazhdon të bëjë më së miri është Vinicius. E përgëzoj për qëndrimin, cilësitë dhe punën e tij. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.

Rreth Bellingham – “Të mërkurën kishte një virus intestinal dhe nuk ka qenë 100%, por tabi është mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit