Inter “kopjon” Milan-in dhe fiton me përmbysje ndaj Monza-s! Tani presioni i kalon Napoli-t

8 Mars 2025
22:40
Telesport
back button

Inter ka fituar 3-2 ndaj Monza-s në “San Siro”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Serie A, ku zikaltrit vuajtën jo pak për të marrë tre pikët. Në minutën e 23-të, Lautaro Martinez shënoi, por goli i tij u anullua nga VAR, për shkak të prekjes së topit me dorë nga sulmuesi argjentinas.

Miqtë shënuan të parët pas një kundërsulmi perfekt, ku Dany Motta asiston mjaft bukur me finte për Birindelli dhe ky i fundit dërgon topin në rrjetë në minutën e 32-të.

Në minutën e 43-të, Keita Balde shënon golin e dytë për miqtë, një realizim fantastik i ish-lojtarit të Inter-it që tani luan për Monza-n. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Interi ngushtoi shifrat me golin e Arnautovic, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas pasimit po me kokë të Dumfries. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për miqtë.

Goli i barazimit erdhi në minutën 63-të pas një goditjeje shumë të bukur të Hakan Calhanoglu në kufijtë e zonës së rreptësisë, e cila përfundoi në rrjetën e Turati-t.

Goli i përmbysjes së madhe për Inter-in erdhi në minutën e 68-të me Lautaro Martinez, megjithëse u quajt autogol i Kyriakopoulos. Argjentinasi shënoi me kokë pas krosimit të Carlos Agusto. Festa nisi në momentin që arbitri konfirmoi që topi e kishte kaluar vijën e finish.

Me këtë fitore, Inter shkon në 61 pikë, 4 më shumë se Napoli, i cili luan nesër ndaj Fiorentinës. Ndërsa Monza renditet e fundit me 14 pikë. SHIKO GOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit