Rinovimi Lautaro-Inter, vullneti i kapitenit ishte vendimtar. Kontrata e re, pa asnjë klauzolë lirimi

1 Qershor 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Lautaro Martinez i tha “po” Interit. Rinovimi deri në vitin 2029 është gati për shifra të konsiderueshme, afër 9 milionë euro në sezon, plus bonuset që do ta bëjnë dyshifrore shumën e fitimit të sulmuesit argjentinas.

Vullneti i lojtarit ishte përcaktues, teksa ai bëri një hap prapa nga kërkesat fillestare, duke shkuar drejt ofertës së klubit të tij. Siç shpjegon “Corriere dello Sport”, nuk do të ketë asnjë klauzolë në marrëveshjen e re.

Për më tepër, vullneti i Lautaros ishte vendimtar, duke qenë se argjentinasi kishte shpjeguar tashmë prej disa kohësh se dëshironte ta zgjidhte çështjen përpara se të nisej me kombëtaren e tij në Kupën e Amerikës, që fillon më 20 qershor në SHBA. Interi qëndroi i vendosur në pozicionet e tij fillestare, duke e konsideruar “divorcin” e menjëhershëm si alternativën e vetme për shkak të një kontrate që skadon në vitin 2026.

Menaxherët zikaltër ishin mjaft të befasuar nga ndryshimi i kërkesave të argjentinasit javët e fundit, krahasuar me atë që u mor në konsideratë dhe shqyrtim në fillim të bisedimeve. Kështu, Lautaro personalisht zgjodhi të mos e “kafshonte dorën” e klubit që e bëri ky që është sot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit