Manchester United i rinovon kontratën dhe katërfishon rrogën talentit 19-vjeçar

1 Qershor 2024
9:09
Telesport
back button

Kobbie Mainoo do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Manchester United pas përfundimit të Euro 2024, lajm që konfirmohet nga “Daily Star”. 19-vjeçari është surpriza e këitj sezoni, duke fituar edhe një vend në kombëtare.

Drejtuesit e United duan të sigurojnë të ardhmen afatgjatë të lojtarit me një kontratë që do të prekë edhe pagën e mesfushorit. Ajo do të katërfishohet në 80,000 stërlina në javë.

Mainoo ka rënë dakord me ofertën në parim, por dëshiron të pezullojë negociatat derisa të përfundojë Euro 2024. 19-vjeçari është emëruar në skuadrën paraprake të Gareth Southgate për turneun kontinental.

Mesfushori me tipare sulmuesi këtë sezon ishte një surprizë për “djajtë e kuq”, duke realizuar 3 gola në 25 ndeshje zyrtare. Mainoo konsiderohet si një nga shtyllat ku do të ndërtohet skuadra e së ardhmes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit