Inter e nis “vrullshëm” në “San Siro, shënon Thuram (video)

11 Mars 2025
21:13
Telesport
back button

Inter e ka nisur mjaft mirë ndeshjen e kthimit ndaj Feyenoord që po luhet në këto momente në “San Siro”. Zikaltrit kanë kaluar në avantazh pas 7 minutash lojë.

Ishte Marcus Thuram që bëri vetë gjithçka bukur dhe shënoi një gol vërtet fantastik. Inter vjen në këtë takim pas fitores 0-2 në Rotterdam javën e kaluar.

Për zikaltrit tashmë kualifikimi për në çerekfinale duket formalitet, aty ku do të përballen me fituesin e çiftit Leverkusen-Bayern Munich, që me 99.99% do jenë bavarezët, nisur nga rezultati i përballjes së javës së kaluar mes tyre.

SHIKO GOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit