Ish-legjenda e Milanit, Ruud Gullit ka thënë se Joshua Zirkzee, një objektiv edhe i Arsenalit, duhet të transferohet te Milan-i. Zirkzee është një sulmues që luan me Bologna-n në Serie A.
Holandezi 23-vjeçar po vjen nga një sezon mbresëlënës për Serie A. Në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Zirkzee kontribuoi me 12 gola dhe shtatë asiste.
Shumica e këtyre kontributeve të golave - 11 gola dhe pesë asiste në 34 ndeshje – erdhën në kampionat, ku Bologna përfundoi më vendin e pestë për t’u kualifikuar në Champions League për herë të parë.
Zirkzee është kontraktuar me Bologna deri në vitin 2026, por nuk ka pasur mungesë të interesit për shërbimet e tij. Sipas Football Italia, ai ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, me komisionin e agjentëve që pritet të jetë rreth 12 milionë euro.
Gullit mendon se bashkëkombësi i tij do të ishte i përshtatshëm për klubin e tij të vjetër, Milan, duke thënë për Sky Sport Italia:
“Më pëlqen Zirkzee, e kam njohur që kur luante për ekipin U-17 me djalin tim. Ai është një sulmues me një nuhatje të vërtetë për golin. Ai gjithmonë e gjen veten në vendin e duhur në kohën e duhur. Ai do të ishte një nënshkrim i mirë për Milan-in”.