Klopp shkatërron vilën 3.9 milionëshe të blerë në Mallorca: arsyeja

1 Qershor 2024
17:34
Denis Hakanaj
back button

Pas përfundimit të qëndrimit të tij nëntëvjeçar në Liverpool, Jurgen Klopp fluturoi në Mallorca me gruan e tij, Ulla Sandrock.

Ish-trajneri gjerman aktualisht jeton në një hotel luksoz në bregdetin e Kimpton Aysla, ku çmimi i dhomave shkon nga 250 euro për natë deri në 3000 euro për suitën presidenciale.

Megjithatë, qëndrimi i tij në resort është i përkohshëm. I dashuruar me Mallorca-n për klimën e saj të butë, Klopp bleu një vilë në Santa Ponça në vitin 2022 duke derdhur 3.9 milionë euro.

Struktura (me një godinë kryesore prej gjashtëqind metrash katrorë dhe e përbërë nga pesë dhoma gjumi, pesë banja dhe një pishinë e madhe) u prish çuditërisht menjëherë pas nënshkrimit të dokumenteve të blerjes dhe shitjes.

Puna e ndërtimit për një shtëpi të re filloi në vitin 2022.

Vila e re e Klopp u ndërtua me një objektiv specifik, që ishte ta bënte objektin e ri një “parajsë ekologjike për familjet” dhe një vend ku trajneri dhe familja e tij mund të jetojnë në rehati të plotë.

Përfundimi i punimeve pritet në muajt e ardhshëm, më pas Klopp do të mund të shijojë shtëpinë e tij me konsum të ulët energjie.

Si ngrohja ashtu edhe ajri i kondicionuar do të ndërlidhen për të siguruar që temperatura brenda shtëpisë të jetë e pavarur nga temperatura jashtë.

Për më tepër, pajisjet dhe ndriçimi menaxhohen me një aplikacion telefoni për të ulur konsumin me 75%.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit