Mesfushori i Torinos, Samuele Ricci thotë se nuk do ta lejojë veten të ndikohet nga zërat e merkatos.
Italiani është vënë në shënjestër nga Manchester City, Inter dhe Milan këtë sezon.
Ricci tha për DAZN: “Ka shumë zëra dhe kushdo do të ishte i lumtur, por është e rëndësishme të përqendrohem në atë që po bëj.
“Nëse ndikohesh nga zërat e merkatos, bëhet problem, sepse humbet fokusi. Është mirë (që ka zëra), por mund të jetë edhe keq, varet se si i trajton dhe kush je si person”.
Kontrata e Ricci me Torinon zgjat deri në verën e vitit 2028.







