“Inzaghi mori një rrezik përsipër me atë gjest për tripletën, ja si mund të goditet Bayern-i”

15 Mars 2025
8:21
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, Fabio Capello analizoi sfidat e Ligës së Kampionëve, duke u ndalur veçanërisht te përballja mes Interit dhe Bayern Munich: “Bayerni ka individualitete superiore, sidomos në sulm, por Interi luan me mekanizma të qarta dhe ka më shumë ekuilibër se skuadra e Kompany.

Çelësi i parë i suksesit do të jetë kufizimi sa më shumë i Kane dhe Musiala. Inter di të mbrohet mirë, por lojtarët e Inzaghit duhet të japin maksimumin, ndryshe do të kenë probleme. Sigurisht, për ta bërë këtë, zikaltërit duhet të rikuperojnë shkëlqimin fizik të disa muajve më parë, sepse gjermanët luajnë me ritëm të lartë. Si mund të goditen bavarezët? Me kundërsulme të shpejta”.

Për sfidat e tjera: “Në anën e majtë të shortit, shoh favorit PSG-në, madje edhe ndaj Real Madridit. Skuadra e Luis Enrique ka një avantazh të madh ndaj të tjerave; mund të kursehet në kampionat, ku është në krye me shumë pikë diferencë, dhe të fokusohet plotësisht te Champions-i.

Barcelona-Dortmund premton spektakël për shkak të stilit sulmues të të dy skuadrave. Edhe pse ekipi i Flick ka një dozë të caktuar të paparashikueshmërisë, nuk besoj se gjermanët mund t’i rezistojnë forcës së sulmit të Barcelonës”.

Për ëndrrën e tripletës së Interit: “Inzaghi doli publikisht dhe foli për tripletën, ndaj duhet të ketë arsyet e tij. Megjithatë, është interesante të kuptohet pse e bëri këtë gjë kaq hapur, me atë gjest të trefishtë në konferencën për shtyp.

Ndoshta donte t’u jepte siguri lojtarëve të tij. Simone mori një rrezik, sepse deklarata të tilla mund të kthehen kundër teje. Ose thjesht ishte i sinqertë dhe beson fort në këtë objektiv. Vetëm fusha do të tregojë nëse kishte të drejtë apo jo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit