Jose Mourinho është gjithmonë një hap përpara dhe e ka dëshmuar sërish. Këtë herë protagonist i “profecisë” së tij ishte Xabi Alonso.
Trajneri spanjoll po afirmohet në Europë me Bayer Leverkusen: fillimisht fitorja në Bunseliga, më pas ecuria e shkëlqyer në Europa League me synimin për në finale. Një rrugë që portugezi e kishte parashikuar tashmë pesë vite më parë.
Këto janë fjalët e tij për Top Eleven në 2019:
“Xabi Alonso mund të bëhet një trajner i shkëlqyer. Ai pati një rritje të ngjashme me timen. Babai i tij ishte lojtar dhe më pas trajner. Më pas ai u bë lojtar, shumë më i fortë se unë. Pozicionimi i tij në fushë dhe njohuritë e tij për lojën kanë ka qenë gjithmonë i një standardi të lartë.
“Ai luajti në Spanjë, Angli dhe Gjermani. Ai u stërvit nga Guardiola te Bayern, nga unë dhe Ancelotti te Real Madrid dhe nga Benitez te Liverpool. Nëse i bashkojmë të gjitha këto gjëra, mendoj se ai ka potencial të bëhet një trajner shumë i mirë”.