LIGA E KOMBEVE, Kosova luan “finalen” e parë ndaj Islandës, ja formacioni i përzgjedhur nga Franko Foda

20 Mars 2025
19:39
Telesport
back button

Kosova pret në “Fadil Vokrri” Islandën në ndeshjen e parë play-off për Ligën e Kombeve, ku Dardanët duan të ngjiten në ligën B, ndërsa islandezët të ëndrojnë ende aty. Ndeshja e kthimit luhet të dielën.

Në këtë sfidë nuk është se ka një favorit, pasi të dy i kanë shanset 50 me 50. Po ashtu vlera e ekipeve në transfermarkt është pak a shumë në shifra të njëjta.

Franco Foda ka zgjedhur të startojë me këtë formacion: Aro Muric në portë, në qendër të mbrojtjes kapiteni Armir Rrhmani dhe Dellova, në krah Vojvoda dhe Paqarada.

Para mbrojtjes Rexhbecaj dhe Berisha, treshja kryesore e mesfushës Krasniqi, Rashica dhe Rudhani. Në majë të sulmit është Vedat Muriqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit