Jose Mourinho te Fenerbahce, ribashkohet me ish-yllin e tij tek United

2 Qershor 2024
12:24
Denis Hakanaj
back button

Jose Mourinho është emëruar trajner i ri i Fenerbahçes.

Special One do të zbulohet për tifozët në stadiumin e klubit sot në orën 17:00.

Emërimi i tij u konfirmua nga klubi këtë mëngjes, me Mourinhon duke thënë në një video-mesazh për mbështetësit e tij të rinj: “Merhaba [Përshëndetje] tifozët e Fenerbahçes. Shihemi në Kadikoy dhe le të fillojmë udhëtimin tonë së bashku”.

Legjenda 61-vjeçare fluturoi për në Turqi pasi u shfaq si komentator për TNT Sports, duke ndihmuar në pasqyrimin e finales së Champions League në Wembley.

Mourinho merr drejtimin e Fenerbahce pasi u shkarkua nga Roma në janar.

Ai thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje që do të zgjasë deri në vitin 2026, me një opsion për një sezon të tretë.

Lëvizja e Mourinhos do të bëjë që ish-trajneri i Chelsea dhe Real Madrid të ribashkohet me ish-mesfushorin e Manchester United, Fred.

31-vjeçari shënoi tre gola dhe dha tetë asiste në të gjitha ndeshjet për ekipin vitin e kaluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit