Kosova reziston vetëm 70 sekonda, islandezët gjejnë shumë shpejt golin (video)

23 Mars 2025
18:15
Telesport
back button

Në Murcia të Spanjës, Islanda po përballet me Kosovën në ndeshjen e kthimit për play-offin në Ligën e Kombeve. Dardanët duan të sigurojnë për herë të parë biletën për në Ligën B, ndërsa islandezët kërkojnë të qëndrojnë ende në këtë ligë.

Islandezët e kanë nisur shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e parë. Oskarsson shënoi për vendasit, pas topit të ardhur nga goditja e këndit.

Dardanët pretenduan për një faull brenda zone dhe kërkuan anulimin e golit, por VAR e quajti të rregullt. SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit