Tifozët e Borussia Dortmundit akuzojnë UEFA-n: Ju kujdeseni vetëm për paratë…

3 Qershor 2024
6:43
Alfred Lleshi
back button

Tifozët e Borussia Dortmundit, të pranishëm në “Wembley”, në finalen e Ligës së Kampionëve, shpëthyen kundër UEFA-s dhe shfaqën një pankartë me frazën: “Ty nuk të intereson futbolli, por vetëm paratë”.

Të vendosur në një prej sfondeve të “Wembley”, tifozët e zhurmshëm gjermanë e shfaqën këtë pankartë kundër UEFA-s, të cilën e akuzojnë se e përdor sportin vetëm për përfitime financiare.

Fjalia e parë, në anglisht, “Ty nuk të intereson futbolli, të interesojnë vetëm paratë”, u pasua nga një tjetër në gjermanisht” “Jo reformave në Champions League”, duke iu referuar formatit të ri të garës në fjalë, që do të hyjë në fuqi sezonin e ardhshëm.

UEFA do ta modifikojë kompeticionin më të mirë kontinental të klubeve për sezonin e ardhshëm, kur numri i skuadrave do të rritet në 36, nga 32 aktualisht. Skema e re do të eliminojë fazën e deritanishme të grupeve për t’i hapur rrugë një faze grupore përpara “play off”-it vendimtar.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit