Pas fitimit të Ligës së Kampionëve, Jude Bellingham u pyet nga ‘TNT’ për nënshkrimin e Kylian Mbappé me Real Madridin. Ish-lojtari Rio Ferdinand, nën vështrimin e José Mourinho dhe Steve McManaman, me shaka e pyeti anglezin për transferimin e yllit francëz në “Bernabeu”:
“Ne nuk e dimë me siguri! Nëse do të ndodhë, do të ishte e pabesueshme. Një lojtar si ai… E patë sonte që e vetmja gjë e vogël që na mungon është një ‘9’ efektiv. Unë mendoj që, nëse Kylian vjen, do të na jepte një shtysë të mrekullueshme për të na çuar në një nivel tjetër. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë”.
Siç raporton “MARCA”, Real Madridi do të njoftojë nënshkrimin e Kylian Mbappé në ditët në vijim, pasi të ketë zgjidhur largimin nga PSG, me të cilin kontrata i përfundon më 30 qershor. “Santiago Bernabéu” tashmë po përgatitet për prezantimin e tij magjik.







