Real Madrid vazhdon me sindromën “mendjemadhësi”, Valencia e gozhdon 45′ e para. Vini Jr humb penallti (VIDEO)

5 Prill 2025
17:22
Telesport
back button

Real Madrid ka mbyllur 45′ e para ndaj Valencias që është më poshtë se mesi i renditjes, në disavantazh 0-1 në një pjesë të parë ku djemtë e Ancelottit kanë shfaqur sërish probleme në lojë dhe sidomos në repartin e mbrojtjes.

Galaktikët patën edhe shansin e mirë për të shënuar por Vinicius Jr, që po bën një ndeshje mjaft të dobët, e ka shpërdoruar 11-të metërshin e fituar nga Mbappe pas pamjeve në VAR. Mbappe gjithashtu pati dy raste të tjera, teksa u ndal edhe nga shtylla.

Në anën tjetër, ekipi i Valencias gjeti golin me Mouctar Diakhaby dhe tani situata është shumë e vështirë. Ancelotti ka preferuar ta nisë me Brahim Diaz teksa si Endrick, ashtu edhe Rodrygo, janë në stol, ashtu si edhe Asencio, teksa gjithashtu edhe Camavinga nuk është aktivuzuar.

PENALLTIA E HUMBUR – VIDEO

GOLI I ANULUAR – VIDEO

GOLI I VALENCIAS – VIDEO

VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit