Belgë, të rinj dhe pa kosto! Bayern ndryshon strategji për të ardhmen. Do të sillet si klub i vogël

7 Prill 2025
17:30
Telesport
back button

Duke qenë se ky është viti i parë financiar i dy dekadave të fundit që nuk do të mbyllet me fitime nga Bayern, në Mynih është hartuar një strategji e re për merkaton.

Ndryshe nga Thomas Tuchel, Vincent Kompany është një trajner që nuk kërkon blerje spektakolare. Ai ka pranuar kushtet e klubit.

Mediat kanë zbuluar se tekniku po ndjek dy talente nga Genk, Konstantinos Carezzas dhe Luca Bruckmans. Ata janë ende adoleshentë, por pritet të transferohen për të ardhmen.

Bayern ka një lidhje të fortë me Genkun jo vetëm pse Kompany është belg, por edhe sepse Thorsten Fink është tashmë trajner i skuadrës belge. Ish-lojtari i Bayern ruan kontakte me drejtuesit bavarezë.

Duket se blerjet si Harry Kane (100 mln euro) nuk do të ndodhin më, të paktën për disa vite. Bayern planifikon të blejë me pikatore dhe të sillet si klub mesatar, edhe pse objektivat nuk do të ndryshojnë: luhet për trofe.

Strategjia e re e Bayern është që të mos jetë më në kushte paniku, duke bërë blerje emergjente. Investimet te lojtarët e rinj dhe me paga normale janë mënyra e vetme për të përballuar vitet e ardhshme.

Bayern do të afrojë shumë talente dhe të përdorë formulën e huazimeve. Në këtë formë, amortizon humbjet dhe ka shumë opsione për pozicione të ndryshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit