Pas barazimit 1-1 ndaj Sivasporit, Partizani ka marrë një tjetër barazim në miqësoren e dytë në Antalia të Turqisë, ku edhe po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra e Gegës luajti përballë Antalyasporit të Ali Sisokos (ish i Portos dhe Lyonit). Trajneri provoi dy formacione të ndryshme në 90 minuta, duke i ndarë sipas pjesës së parë dhe të dytë.
Kryesuesit e kampionatit shqiptar e nisën menjehërë keq, pasi pas vetëm dy minutash pësuan gol nga ana e Sinikut, ndërsa kanë provuar të reagojnë me Çinarin. Titullar ishte edhe afrimi i ri, Jusufi, ndërsa në fushë ishin edhe Mensah e Belica. Turqit zbritën në fushë me formacionin më të mirë, ndaj edhe për të kuqtë, me shumë rezerva në 45' e para, ishte e vështirë.
Megjithatë, pas ndryshimeve në pjesën e dytë, Partizani gjeti barazimin me Bardhin, që në fillim të pjesës së dytë. Ndeshja shkoi drejt fundit jo me shumë raste për gol. Kujtojmë që Antalyaspor ka qenë ish-skuadra e Samuel Eto'o.
Pjesa e parë
Pjesa e dytë
Largohen Xhika, Kodra, Bitri,Kalari, Kote, Çinari, Ferati,Hyseni, Mensah dhe Jusufi në fushë janë aktivizuar Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Trashi, Telushi, Mala, Hila, Bardhi, Cardoso dhe Asani .