Ter Stegen: “Kam kaluar kohë kur nuk flisja me të, por Messi është fenomenal. Të turpëron nëse…”

9 Prill 2025
16:44
Telesport
back button

Marc-Andre ter Stegen ka shprehur admirimin e tij më të madh për gjeniun e futbollit, Leo Messi. Duke iu referuar kohës kur luante me të te Barcelona, portieri ka thënë se argjentinasi ishte i aftë të të turpëronte me një veprim të thjeshtë.

“Leo është fenomenal. Mendoj se Leo është i vetmi lojtar që, nëse dëshiron të të hedhë një top në fytyrë, mund ta bëjë që me provën e parë. Të tjerët gjuajnë një objektiv, por Leo e dërgon topin te pika ku do”.

“Ai është një personazh i veçantë. Kishim ditë kur gjërat nuk funksiononin mes nesh dhe nuk flisnim. Megjithatë, asgjë nuk ndryshonte në stërvitje apo në fushë”.

“Jam i lumtur që Leo ka qenë në një skuadër me mua, sepse ishte i aftë të të turpëronte me një veprim të thjeshtë, pa u sforcuar aspak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit