“Ka pak përvojë, por Guardiola na tha se Kompany është trajner emocionues”

5 Qershor 2024
7:50
Alfred Lleshi
back button

Karl-Heinz Rummenigge, anëtar i bordit mbikëqyrës dhe legjenda e Bayern Munich, dha përshtypjet e tij për trajnerin e ri të pankinës bavareze, belgun Vincent Kompany, të cilit i kërkoi tituj pas një sezoni duarbosh të skuadrës nga “Allianz Arena”.

“I uroj suksese, sepse nëse nuk fiton një titull me Bayernin për një vit, do të kosniderohet shumë”, – ishte shprehja që ish-lojtari historik i klubit bavarez ia dedikoi atij nga një event në Bielefeld.

Rummenigge vuri në dukje se Kompany “përfaqëson filozofinë e saktë”, që ekipi bavarez duhet të ketë: “E pyeta Pep Guardiolën, i cili e kishte si lojtar për një kohë të gjatë. Ai tha mendimin e tij, e vlerësoi belgun si trajner emocionues.

Nuk duhet të harrojmë se Bayern Munich luan futboll relativisht ofensiv dhe dominues, besoj se trajneri belg e përfaqëson këtë filozofi. Max Eberl, sekretari teknik i Bayernit, është i bindur për nënshkrimin, pavarësisht se kemi të bëjmë me një trajner relativisht të ri dhe me pak përvojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit