Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli për mikrofonat e “Sky” pas fitores së thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmundit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: “Mënyra se si kemi luajtur është gjëja më e rëndësishme. Kur luajmë kështu, është më e lehtë për ne të shënojmë. Kjo ka më shumë rëndësi.
A jemi afër gjysmëfinales? Jo, ende jo. Mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër, futbolli është i çmendur. Duhet të luajmë njësoj edhe në Dortmund. Unë besoj tek ajo që bëjmë, do të jemi të kënaqur edhe nëse bëjmë më pak gabime”.
Rezultati dhe paraqitja flasin vetë, çfarë ju pëlqeu më shumë?
Gjëja më e rëndësishme për mua është që luajtëm siç dimë të luajmë. Kur luajmë kështu, shënojmë gola.
Tani mund të ëndërroni më shumë…
Qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur.
A ju ndodh të mendoni sa me fat jeni që keni këta lojtarë?
Jam i lumtur për të gjithë, janë profesionistë të mëdhenj. Stërviten dhe luajnë mirë, kjo është arsyeja pse kanë arritur në këtë nivel.
Ndërkohë, Raphinha foli për golin e tij: “Isha pak i shqetësuar, ishte një situatë e dyshimtë…, por për fat të mirë goli ishte i rregullt. Pau më tha që ishte i lumtur për asistin, gjithçka shkoi në rregull. Ishte një vendim i shpejtë nga ana ime, unë luaj si sulmues dhe ishte më shumë çështje instinkti”.







