Salah rinovon duke ekspozuar xhevahirin e tij të fundit, një orë me vlerë të jashtëzakonshme

15 Prill 2025
10:30
Alfred Lleshi
back button

Momo Salah ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Liverpool-in, duke i mbyllur zërat e thashethemet për një largim të mundshëm nga “Reds” dhe Premier League. Pas kuintave ishin hipotezat për një kalim në Ligue 1 te PSG dhe mbi të gjitha në Arabinë Saudite te sheikët milionerë.

Sidoqoftë, asgjë nga këto: pasditen e së premtes (11 prill) erdhi konfirmimi zyrtar i firmës së sulmuesit egjiptian, i cili u fotografua i buzëqeshur teksa nënshkruante marrëveshjen e re. Dhe e bëri këtë duke treguar një orë që nuk kaloi aspak pa u vënë re. Më saktësisht një xhevahir me vlerë mbi 700 mijë euro.

Prej kohësh qarkullonin zëra nëse Mohamed Salah do të dëshironte apo jo ta zgjaste qëndrimin e tij te Liverpool-i pas 8 sezonesh. Për sulmuesin egjiptian, që ishte në përfundim kontrate dhe rrezikonte të largohej si lojtar i lirë, nuk mungonin alternativat dhe pretenduesit, por në fund asgjë nuk ndryshoi. Ai do të qëndrojë pjesë e “Reds” edhe për dy sezone të tjera. Si zakonisht, postime dhe foto formale, me lojtarin që ekspozoi një “RM 17-02 Tourbillon”, e vlerësuar me çmim katalogu mbi 720 mijë euro.

Ora që bie në sy në kyçin e dorës së majtë të Salah është një pjesë autentike koleksioni e rrallë, e prodhuar nga marka prestigjioze zvicerane e orëve luksoze, e pranishme në 20 vende dhe në Angli me një dyqan në Londër.

Nuk është një risi për Richard Mille, i cili ka një bashkëpunim të gjatë me yje të sportit, duke kaluar nga Formula 1 me Charles Leclerc, Fernando Alonso dhe Lando Norris, te yjet xhamajkanë të sprintit si Shelly-Ann Fraser-Pryce dhe Yohan Blake, pa harruar ikona absolute si Didier Drogba dhe legjenda të kalibrit të Sebastian Loeb.

Për ta shtuar edhe më shumë prestigjin e “RM 17-02 Tourbillon”, të ekspozuar nga Salah, vlen edhe fakti që ky model nuk importohet në Angli, pra është i paarritshëm për këdo. Me pak fjalë, një kryevepër, ashtu si edhe statistikat e Salah te Liverpool-i: 27 gola këtë sezon, shoqëruar nga 17 asistime, numri më i lartë në gjithë Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit