Barcelona ka filluar që tani të projektojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Katalanasit do të bëjnë disa përforcime dhe një nga repartet që ka nevojë për rifreskim është edhe porta.
Edhe pse Ter Stegen është drejt rikuperimit dhe pirtet të jetë në 100% të formës së tij për sezonin e ri, po ashtu Wojciech Szczesny ka bërë perfomanca shumë të mira, sërish drejtuesit katalanas nuk janë të bindur për dy portierët e tyre dhe po kërkojnë një “gardian” të ri.
“Catalunya Radio” raporton se Barcelona është vënë në ndjekje të portierit të Real Sociedad, Alex Remiro, i cili ka bërë një sezon fantastik.
Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Remiro ka një klauzolë blerjeje prej 70 milionë eurosh, megjithëse sipas raportimit në fjalë përflitet se ai mund të jetë në dispozicion për një shumë më të ulët nëse plotësohen kushtet e duhura.
Me Ter Stegen që është drejt perëndimit të karrierës dhe me Szczesny të rikthyer nga “pensionimi”, Barcelona mendon se 30-vjeçari i Real Sociedad, Remiro, mund të jetë një siguri në portën e tyre për një periudhë 4-5 vjeçare.
Sigurisht që drejtuesit katalanas presin që Sociedad të kërkojë shumë më pak se klauzola e Remiro-s, duke parë dhe moshën e tij.







