Kimmich dhe Zubimendi te Barça? Laporta zbulon rolet që do të përforcohën në merkato

5 Qershor 2024
12:30
Alfred Lleshi
back button

A do të jenë Joshua Kimmich dhe Martín Zubimendi, lojtarët e rinj të Barcelonës? Jo, sipas fjalëve të Joan Laporta, numrit një të klubit katalanas. Edhe pa përmendur në mënyrë eksplicite dy lojtarët, pjesë e Bayern Munich dhe Real Sociedad, presidenti i Barçës përshkroi profilet e nevojshme për të kompletuar skuadrën që i është besuar Hansi Flick:

“Ashtu siç nuk kemi mundësi për transferta të mëdha për sa i përket buxhetit, nuk mendoj se ka nevojë as për blerje të mëdha. Po studiojmë rolet dhe pozicionet e skuadrës për t’u forcuar së bashku me trajnerin e ri.

Duke parë Christensen të luajë si mesfushor-sulmues në disa raste, kjo tregon, për shembull, se do të jetë e nevojshme të bëhet një lëvizje në atë pozicion. Besoj se një lojtar si Marc Casadò do të promovohet, do të vijë nga ekipi i dytë. Ne kemi nevojë për një sulmues krahu dhe ndoshta diçka në mbrojtje. Duhet të ruajmë stabilitetin dhe ndjenjën e përgjegjësisë ndaj rimëkëmbjes ekonomike të klubit tonë”.

“Xavi ndryshoi kërkesat e tij dhe unë mendova për Flick”
Zjarr dhe flakë në shtëpinë e Blaugrana-ve. Nga mosmarrëveshjet me ish-trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez, te punësimi i Hansi Flick, me një “përqafim virtual” për Robert Lewandowski. “Show” u drejtua nga Joan Laporta, presidenti i klubit katalanas, në intervistën e dhënë për “Mundo Deportivo”.

Divorci i papritur me Xavi… Çfarë ndodhi në të vërtetë kaq serioze mes Barcelonës dhe ish-trajnerit, që çoi në shkarkimin e 44-vjeçarit spanjoll?
Këtë vit gjërat nuk funksionuan si duhet. Në shkurt pranova që ai të largohej në qershor, sepse Xavi është një ‘culé’ dhe sepse gjithashtu na ndihmoi që të mos kërkonim urgjentisht një zëvendësues. Më pas na kërkoi të vazhdojmë. E pyeta nëse besonte te skuadra dhe ai më tha po. Ishte shumë e detyruar kur vendosëm ta konfirmonim, sepse Xavi është një legjendë e klubit tonë dhe entuziazmi i tij na bëri të marrim vendimin për ta ratifikuar në stol.

Pra, çfarë ndryshoi brenda dy javësh, që vendosët ta shkarkonit?
Një ndryshim bisede për ekipin. Që nga momenti që bëri ato deklarata dhe ndryshoi në thelb kërkesat e tij, më bëri të kuptoj se duhej t’i jepja një impuls tjetër drejtimit teknik të Barcelonës. Më bëri të kontaktoja Hansi Flick për të nxjerrë më të mirën nga ky ekip. Bordi i drejtorëve ka fuqinë t’i marrë këto vendime dhe t’i korrigjojë ato, siç bëri me Xavi.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është historia e shkurtër e gjestit të dashurisë nga Robert Lewandowski, sulmuesi polak, ndaj Barcelonës…
Robert refuzoi propozime të rëndësishme ekonomike për të qëndruar me ne. Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit