Edhe pse vëmendja e të gjithëve sonte është te dy sfidat e Champions League, në Premier League u zhvillua ndeshja e prapambetur mes Newcastle dhe Crystal Palace.
“Qymyrxhinjtë” marrin fitoren e katërt rresht, duke mposhtur sot në “St. James’ Park” 5-0 Crystal Palace. Serinë e golave e hapi
Jacob Murphy në minutën e 14-të me një gol të bukur nga anësorja. Eberechi Eze humb shansin e artë për të barazuar shifrat në minutën e 32-të, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 38-të, një top i Harvey Barnes devijohet në portën e tij nga Guehi. Në fund të pjesës së parë, Newcastle shënoi dhe dy gola të tjerë më Barnes dhe Schar, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e dënimit.
Në pjesën e dytë shënoi edhe i zakonshmi Alexander Isak, i cili përfitoi nga gabimi mbrojtjes së Crystal palace dhe dërgoi topin mjestërisht në portë. Pas kësaj fitoreje, Neëcastle renditet në vendin e tretë me 59 pikë. SHIKOGOLAT







