“Barcelona sapo është tërhequr”, Arsenali merr vesh lajmin dhe nis sulmin për yllin spanjoll

20 Prill 2025
14:26
Telesport
back button

Arsenali ka marrë vesh se Barcelona është tërhequr nga gara për Nico Williams.

Kjo e ka nxitur klubin anglez që të intensifikojë bisedimet me Athletic Bilbaon për transferimin e yllit spanjoll.

Sulmuesi anësor kushton rreth 60 mln euro, por mund të shitet edhe për 15 mln euro më shumë, nëse gara për kartonin e tij bëhet edhe më e ethshme.

Nico Williams ka oferta edhe nga Parisi, Chelsea dhe Bayern. Arsenali duket i avantazhuar, por klubi bask pritet të bëjë atë që bën gjithmonë me lojtarët e vet, t’i mbajë me patjetër në ekip.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit