A do të shkarkohet Ancelotti? Duket se Perez po ndryshon mendje

27 Prill 2025
10:20
Telesport
back button

Carlo Ancelotti është në qendër të kritikave pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit. Barcelona fitoi 3-2 në kohën shtesë kundër Real Madridit, duke shtuar presionin pas disfatës në Champions League për Los Blancos.

Mediat spanjolle kanë shkruar për ecurinë e trajnerit italian në Madrid. Deri tani, pavarësisht spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, presidenti Pérez ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin.

Paraqitja e mirë e skuadrës në pjesën e dytë të finales ndikoi që bordi drejtues të ketë besim tek Ancelotti, edhe pse rezultati nuk u arrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit