Tyson Fury ka pranuar sfidën e kampionit të peshës së rëndë në UFC Stipe Miocic në një ring boksi.
Miocic ka përmendur emrin e Furyt pas ka parë pamjet e stërvitjes së Furyt në MMA me Darren Till.
Fury tani i është kundërpërgjigjur amerikanit duke pretenduar se pasi të mposhtë Deotay Wilder, ai do të pranonte sfidën e luftëtarit të UFC.
Duke folur për MTK Global, ai ka thënë: “Stipe thotë që kërkon të ndeshet në një duel boksi me mua, padyshim që do të ishte diçka e bukur.
Do të ishte një ndeshje e madhe, si Mayweather dhe McGregor. Jam gati për atë sfidë, kështu që le të vijë. Do të ketë të njëjtin fat si gjithë të tjerët…”