Projekti i fundit i papritur i gruas së Leo Messit “revolucionarizon” Argjentinën

7 Qershor 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Çdo gjë që prek Antonela Roccuzzo kthehet në ar. Vite më parë, argjentinasja vendosi të profesionalizojë rrjetet e saj sociale dhe që atëherë ndjekësit nuk kanë reshtur së rrituri në mënyrë eksponenciale. Aktualisht, ajo ka më shumë se 39.7 milionë ndjekës që ndjekin jetën e saj të përditshme në Miami.

Prandaj nuk është për t’u habitur që marka ‘Spotify’ e ka zgjedhur për aksionin e saj të fundit reklamues. Bashkëshortja e futbollistit Leo Messi ka vizituar ambientet e kompanisë dhe ka bërë një fotosesion, rezultatet e të cilit kanë qenë spektakolare, duke grumbulluar miliona reagime.

Përveç kësaj, Antonela krijoi ‘listën e saj të dëgjimit’ të këngëve për t’u trajnuar, e cila përfshin këngë të tilla si ‘Corazón Vacío’ nga Maria Becerra, ‘Classy 101’, nga Feid dhe Young Miko, si dhe remikset e ‘Marisola’ dhe ‘ Tiroteo’.

Antonella zakonisht ndan imazhe të jetës përmes Instagramit, rrjetit të saj të vetëm zyrtar social. Në shumë raste ka publikuar foto të stërvitjeve kërkuese të përditshme, të cilave iu nënshtrohet dhe për të cilat, me raste, ka shoqërinë e bashkëshortit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit