Superliga e Kosovës: Titulli kthehet në Gjilan pas 5 sezonesh, Drita shpallet kampione 4 javë para fundit

4 Maj 2025
17:22
Telesport
back button

Drita e drejtuar nga Zekrija Ramadani është zyrtarisht kampione në Superligën e Kosovës për sezonin 2024-2025. Ky është titulli i katërt kampion në histori për Dritën, e cila sot fitoi minimalisht 1-0 ndaj Llapit, për t’u shpallur zyrtarisht kampione.

Golin e titullit e shënoi Zulfiji në minutën e 85-të, pasi ekzekutoi një goditje perfekte dënimi. Kështu titulli rikthehet në Gjilan pas 5 vitesh. Drita kryeson me 69 pikë pas 32 javëve, vendi i dytë mbahet nga Ballkani me 12 pikë më pas.

Kur mbeten edhe 4 javë nga fundi, tani do të luhet vetëm për vendin e tretë që të kualifikon në Conference League, pasi Ballkani i vendit të dytë e ka të sigurt. Po ashtu do të luhet edhe për vendin e 8-të, i cili të dërgon në “play-out”. Vetëm këto verdikte kanë mbetur ende në lojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit