Befason ish-ylli i Arsenal-it: “Mes Vinicius dhe Mbappe zgjedh veten”

7 Qershor 2024
14:38
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka zgjedhur veten kur i është kërkuar të zgjedhë lojtarin më të shpejtë mes sulmuesve të Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.

Mbappe u transferua te Los Blancos këtë muaj me kosto zero.

Ardhja e francezit pas një periudhe shtatë-sezonale te PSG e ka bërë skuadrën e Carlo Ancelotti-t një nga më të frikshmet në Spanjë dhe Europë, me talentin brazilian, Endrick, që do t’u shtohet gjithashtu madrilenëve.

Të konsideruar si dy nga lojtarët e rinj më të mirë, Vinicius dhe Mbappe janë gjithashtu të njohur për ritmin e tyre të fortë dhe aftësinë për të çarë mbrojtjet kundërshtare.

Sidoqoftë, Walcott ishte gjithashtu i njohur për shumë nga të njëjtat atribute gjatë ditëve të tij.

Sipas Madrid Universal, kur iu kërkua të zgjidhte lojtarin më të shpejtë midis Vinicius dhe Mbappe, Walcott tha:

“Unë”.

Lojtari anglez tashmë i tërhequr kaloi 13 sezone në Emirates, duke bërë gati 400 ndeshje dhe duke kontribuar me 108 gola dhe 73 asiste.

Ai fitoi pesë tituj – duke përfshirë tre FA Cup me Gunners – por asnjë Premier League.

Walcott u tërhoq në fund të sezonit 2022-23 pas një periudhe të shkurtër me Southampton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit