Eric Garcia lavdëron Yamal: Ndonjëherë duket sikur nuk e prek topin, por pastaj…

17 Maj 2025
8:10
Alfred Lleshi
back button

Në fillim të janarit, diferenca me Real Madridin, që në atë kohë kryesonte La Liga-n, ishte plot 7 pikë. Pas një barazimi me Getafen, ndeshja që mbylli gjysmën e parë të sezonit, Barcelona e ndryshoi ritmin. Të enjten në mbrëmje, pas 14 fitoreve dhe një barazimi radhazi, blaugranat u shpallën kampionë të Spanjës. Parakalimi, shkëputja dhe “vula” përfundimtare erdhën në derbin e qytetit ndaj Espanyolit, duke e bërë gjithçka edhe më të bukur.

Mes protagonistëve të padiskutueshëm të këtij suksesi është padyshim Lamine Yamal. Talenti 17-vjeçar ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick, në krah të Raphinha. Mbrojtësi Eric Garcia ka vlerësuar ndikimin e tij në fushë: “Ndonjëherë duket sikur loja nuk është e përqendruar te Lamine, sikur ai nuk e prek kurrë topin… Sidoqoftë, pastaj, kur e prek topin, e ndryshon ndeshjen, ndryshon gjithçka. Është kënaqësi ta kesh përkrah në fushë dhe të kënaqesh duke e parë”.

Fitorja vendimtare në derbin katalanas: “Ishte një ndeshje shumë delikate. Pas golit të Real Madridit në fundin e ndeshjes së tyre, ne nuk kishim të drejtë të gabonim. Kishim vështirësi në pjesën e parë për të hyrë në lojë, Espanyol pati disa raste shumë të pastra. Ditëm të vuajmë dhe në fund erdhën golat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit