Barcelona organizoi një darkë familjare për të festuar tripletën e fituar këtë sezon, që përfshin Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Liga-n. Futbollistët blaugrana morën pjesë në këtë event të shoqëruar nga të dashurat dhe bashkëshortet e tyre, duke e kthyer mbrëmjen në një festë intime dhe përbashkuese për të gjithë grupin.
Kjo darkë shënon një moment të rëndësishëm bashkimi dhe shpërblimi pas një sezoni të suksesshëm, ku harmonia brenda dhe jashtë fushës ka qenë një nga çelësat e arritjeve të ekipit katalanas. Më poshtë mund ta “shijoni” këtë mbrëmje përmes fotove që flasin më shumë se dhjetëra fjalë.



















