Te Barcelona flasin me emra, Deco zbulon dy lojtarët që po ndjek në merkato

22 Maj 2025
17:45
Telesport
back button

Prioriteti kryesor i Barcelonës në merkaton e verës është sulmues anësor Luis Diaz. Drejtori sportiv Deco e ka pranuar publikisht pëlqimin.

“Na pëlqen si lojtar, patjetër, ashtu siç na pëlqen Rashford, por nuk mund të flasim për lojtarë që janë nën kontratë. Rëndësi ka të realizojmë objektivat e merkatos”, është shprehur ai.

Barcelona sivjet po tenton të transferojë një sulmues të majtë, një mesfushor defensiv dhe një qendërmbrojtës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit