Antony luan sonte ndeshjen e fundit me Betis, pasi i mbaron periudha e huazimit dhe do të rikthehet te Manchester United, përkohësisht. Betis po luan në fushën e saj me Valencia-n, në ndeshjen e fundit të sezonit, rezultati është zhbllokuar në minutën e 40-të.
Antony pasi mori një pasim nga Isco, shënoi me një goditje të bukur me të majtën me hark, gol nga ata që shënon zakonisht Lamine Yamal. Kjo është ndeshja e fundit e Antony me fanellën e Betis, aty ku rilindi pas huazimit në merkaton e janarit.
Rikthimi i tij te Manchester United do jetë i përkohëshëm sepse nuk është në planet e Ruben Amorim dhe “Djajtë” janë të gatshëm ta shesin përfundimisht duke parë interesin e disa klubeve të njohura. Në 17 ndeshje në La Liga, Antony ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste, por mbi të gjitha ka treguar një nivel shumë të lartë në fushën e lojës.







