Barcelona “sistemon” Ansu Fati, spanjolli do transferohet e një super ekip që i ndryson shumë lojtarët si ai

24 Maj 2025
16:22
Telesport
back button

Ansu Fati është kthyer në një problem madhor te Barcelona. 22-vjeçari ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon pasi nuk është në planet e Flick, trajneri gjerman ia ka bërë të ditur prej kohësh vendimin e tij që nuk e sheh si pjesë e klubit, ndaj duhet të largohet, por sulmuesi preferon të qëndrojë te Barcelona edhe pse e di që do i duhet të “ngrohë” stolin e rezervave.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar ditët e fundit, ku për spanjollin ka një interes të shtuar nga ana e Monaco, klubi francez po kërkon të forcojë linjën sulmuese për sezonin e ri. Tashmë dihet strategjia e klubit francez për të transferuar kreysisht lojtarë të rinj në moshë që nuk janë në momentin e tyre më të mirë të karrierës, por klubi i Principatës ka “recetën” e duhur për t’i “ringjallur”.

Mediat franceze raportojnë se Monaco është e gatshmë të vërë bast për anësorin 22-vjeçar si një investim në të ardhmen, duke besuar në rikuperimin e tij fizik dhe mendor.  Në Ligue 1, Ansu Fati do ketë më pak presion mediatik dhe një mjedis më të favorshëm për t’u rritur më shumë si lojtar dhe për të gjetur formën fizike të munguar, ndaj transferimi në Principatë duket si faza e përsosur për të rindërtuar karrierën e tij nga e para.

Diskutimet midis klubeve kanë filluar tashmë dhe si rrethi i lojtarit ashtu edhe drejtuesit e Barcelonës, e dijnë që më e mira e mundshme për sulmuesin është të largohet nga klubi katalanas dhe të nisë një aventurë të re. Ende nuk flitet për shifrat dhe detajet e tjera ekonomike, por besohet se dy klubet do gjejnë gjuhën e përbashkët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit