Atalanta-Milan, fillon java vendimtare për fatin e De Ketelaere

10 Qershor 2024
8:09
Alfred Lleshi
back button

Deri më 14 qershor, Atalanta do të duhet të sqarojë të ardhmen e Charles De Ketelaere. Talenti belg, i blerë për 35 milionë euro nga Maldini dhe Milani i Massara, ishte i huazuar te bergamaskit në sezonin e sapombaruar. E drejta e blerjes, me të cilën Percassi e mori nga klubi kuqezi, skadon pikërisht të premten.

Sipas thashethemeve të fundit, Atalanta i ka kërkuar Milanit që ta ulë çmimin e sulmuesit belg, të vendosur në rreth 22 milionë euro, të cilit i shtohet edhe ndonjë bonus dhe përqindje në rishitjen e ardhshme. Megjithatë, për momentin, kuqezinjtë nuk duken të gatshëm të takohen me skuadrën e Bergamos, duke e konsideruar më se të drejtë shifrën e vendosur gati një vit më parë, kur De Ketelaere dilte nga një kampionat katastrofik, ndryshe nga situata aktuale, në të cilën belgu e ka gjetur veten duke pasur numra dhe performanca mjaft pozitive.

Në rast se situata Milan-Atalanta nuk zgjidhet me shpagimin (e kërkuar ndër të tjera nga Gasperini), klubi kuqezi nuk do të shqetësohet fare. Vlen të theksohet, në fakt, se gjatë sezonit që sapo ka përfunduar, në ‘Casa Milan’ kanë mbërritur shprehje të ndryshme interesi, ku disa klube të huaja kanë ndjekur me kujdes rritjen e De Ketelaere. Klube që mund të kenë një kapacitet shpenzues edhe më të lartë se e drejta e shpagimit e fiksuar më parë me Atalantën.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit