Eriksen i habit të gjithë me destinacionin ri, do jetë shokë ekipi me sulmuesin shqiptar

28 Maj 2025
19:38
Telesport
back button

Christian Eriksen e ka mbyllur kapitullin me Manchester United, danezi do laroghet si lojtar i lirë pasi “Djajtë e Kuq” nuk i ofruan rinovimin e kontratës. Destinacioni i ri i 33-vjeçarit me shumë mundësi do jetë La Liga, aty ku ekipi i Mallorca-s duke shumë i interesuar për danezin.

Edhe pse 33 vjeç, Eriksen mbetet një lojtar me vizion të jashtëzakonshëm dhe i aftë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Aventura e tij te Manchester United nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi nuk ishte ndër të preferuarit e Ruben Amorim dhe ka luajtur shumë pak minuta këtë sezon.

Pavarësisht moshës, danezi dëshiron ende të luajë në nivele të larta dhe duket se interesi i Mallorca-s përshtatet më së miri me objektivin e tij për të luajtur në një kampionat elitar. Megjithatë, përveç Mallorca-s, për danezin ka interes edhe nga disa klube në Premier League si edhe nga liga arabe, por për momentin Mallorca duket më e avantazhuar se ekipet e tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit