Raphinha: Sezoni më i mirë i karrierës time, shpresoj të luaj përgjithnjë këtu

30 Maj 2025
9:28
Telesport
back button

Raphinha ka pasur sezonin më të mirë të karrierës së tij. I vlerësuar shumë nga Hansi Flick, shokët e tij të skuadrës dhe tifozët e Barcelonës, braziliani foli për “Sport” për ndjenjat e tij pas rinovimit të kontratës deri në qershor 2028.

E kam ndjekur Barcelonën që kur isha fëmijë, e kam parë gjithmonë këtë ekip duke luajtur. Mbaj mend Ronaldinho, Neymar, historinë, titujt, atmosferën, tifozët. Gjithmonë kam dashur të jem këtu dhe të shkruaja emrin e klubit në histori“, tha Raphinha.

Duke folur për rinovimin, ai tha: “Jam shumë i lumtur. Klubi më ka besuar për herë të dytë. Është mrekulli të luash këtu dhe e vlerësoj shumë. Kur sheh që njerëzit llogarisin te ty, është diçka e veçantë”.

E falënderoj klubin për besimin. Gjithmonë kam dashur të luaj për Barcelonën, të jem këtu dhe të rinovoj kontratën time më bën të lumtur. Shpresoj të arrij ta përfundoj karrierën këtu”, shtoi Raphinha.

Këtë sezon, shifrat e tij flasin për 34 gola dhe 25 asistime. “Sinqerisht, nuk e prisja. Shënimi i gjithë këtyre golave, bërja e gjithë këtyre asistimeve dhe ndihma e skuadrës më bën shumë të lumtur. Ishte sezoni më i mirë i jetës sime, si në aspektin personal ashtu edhe në atë ekipor“, tha Raphinha.

Trajneri më thirri dhe më tha se po llogariste tek unë. Ajo telefonatë ishte shumë e rëndësishme sepse më ndryshoi mënyrën e të menduarit. I vetmi person që mund të më ndalonte ishte ai dhe ai e bëri atë“, deklaroi braziliani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit