Endrick “fluturon ulët”: Ishte çmenduri, në rrjetet sociale nisën të më krahasonin me Pelé…

10 Qershor 2024
10:58
Alfred Lleshi
back button

Endrick Felipe Moreira de Sousa, ose më thjesht Endrick, po shkëlqen si një nga perlat më të çmuara braziliane të viteve të fundit. Lojtari 17-vjeçar i Palmeiras, i blerë nga Real Madrid, tashmë ka debutuar dhe ka shënuar me kombëtaren e madhe të Brazilit, duke trashëguar fanellën me numrin ‘9’ falë paraqitjeve të tij mahnitëse.

Numra mbresëlënës. Në vetëm 118 minuta të luajtura, të shpërndara në 5 ndeshje, ai ka shënuar 3 gola radhazi, kundër Anglisë, Spanjës dhe Meksikës. Shifra marramendëse që lanë pa fjalë dashamirët e futbollit dhe të tjerë, ndërsa tifozët e “Canarinhas” e duartrokasin fort.

“Meze” e pasur për “Copa America” 2024, me pak fjalë, një fazë ku kombëtarja e tij synon qartë trofeun. Me një ndikim pothuajse të menjëhershëm në futbollin ndërkombëtar, nag sezoni i ardhshëm pjesë e Real Madridit, nuk mungojnë krahasimet më të ndryshme për adoleshentin e talentuar, duke përfshirë atë me legjendën braziliane Pelé.

Krahasim i çmendur, dinamikë që nuk e ka ngrohur veçanërisht lojtarin e lindur në vitin 2006, i cili shpjegoi: “Gjithmonë kam menduar se ka edhe gjëra absurd në këtë jetë. Kur isha më i ri, në moshën 16 vjeç, shikoja rrjetet sociale. Atje nisën të më krahasonin me Pelé. Ishte vërtet çmenduri… Pelé ishte Pelé, nuk duhet ta krahasoni veten me askënd.

Për mua është ‘mbreti’ i futbollit, ka shkruar historinë e këtij sporti. Ftoj brazilianët të na mbështesin, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i lumturuar. I ftoj të kthehen në stadiume dhe të shikojnë ndeshjet e Brazilit, duke na mbështetur. Kjo është ajo që ne duam, jo krahasime të çmendura”, – ka rrëfyer Endrick pas fitores së vështirë 3-2 ndaj Meksikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit