Manchester Unite duket se ka disa shqetësime në lidhje me Thomas Tuchel teksa janë në kërkim të një zëvendësuesi për Erik ten Hag.
Trajneri i Bayern Munich është një nga kandidatët për të marrë vendin e holandezit, por historia e tij e përplasjeve me drejtuesit e klubeve ka punuar shqetëson Djajtë e Kuq.
Aventura e tij pesëvjeçare te Mainz ka përfunduar me një përplasje me drejtuesit e klubit për mungesën e fondeve për merkaton.
Te Borussia Dortmund, gjermani u shkarkuar pas prishjes së marrëdhënieve me bordin drejtues. Tuchel mori drejtimin e PSG-së më pas, ku pati një përplasje me drejtorin sportiv të asaj kohe, Leonardo-n, dhe tregoi mungesë respekti ndaj klubit.
Te Chelsea, Tuchel ka pasur mosmarrëveshje me bashkëpronarin Todd Boehly. Edhe te klubi aktual, sipas Mirror, Tuchel ka pasur probleme me hierarkinë e klubit dhe grupi i lojtarëve duket i përçarë.