Trajneri i sapoemëruar i Barcelonës, Hansi Flick, ka ndalur çdo bisedim në lidhje me largimin e mundshëm të mesfushorit brazilian Raphinha. Prej kohësh përflitet për një interesim të disa ekipeve arabe në drejtim të tij.
Megjithatë, trajneri Hansi Flick është i prirur të mbajë brazilianin, i cili ka ende edhe tre vjet të mbetura në kontratën e tij më klubin katalanas. Në dy sezone me fanellën “blaugrana”, Raphinha ka realizuar 20 gola në 87 ndeshje.
Një vendim përfundimtar për të ardhmen e Raphinha nuk është marrë ende, por trajneri do të jetë anën e klubit për ta mbajtur lojtarin sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që, vetë 27-vjeçari nuk ka dhënë asnjë informacion mbi të ardhmen e tij.
Problem për trajnerin Flick do të jetë nëse nga Arabia vjen një ofertë e mirë për mesfushorin, të cilës klubi nuk mund t’i rezistojë. Barcelona ka nevojë urgjente për parà, ndaj para një oferte të majme situata mund të ndryshojë.