Udhëkryqi i madh veror i Kumbullës, shihet si zgjedhje e katërt në mbrojtjen e Romës

10 Qershor 2024
15:13
Alfred Lleshi
back button

Të blejë Llorente për 5 milionë pas një viti e gjysmë në huazim apo t’i besojë Kumbullës që kthehet nga një huazim i komplikuar te Sassuolo? Çdo front merkatoje ka të mirat dhe të këqijat që një klub i vëmendshëm ndaj ekuilibrit financiar duhet t’i marrë parasysh.

De Rossi nuk do ta kishte problem të llogariste sërish te Llorente, një profesionist serioz, që gjithashtu pranon të qëndrojë në stol, por ka vlerësime të shkëlqyera edhe për Kumbullën, i cili po kalon një periudhë vështirësie të ngjashme me atë të Abrahamit. Pas gati një viti larg fushave për shkak të dëmtimit të rëndë, mbrojtësi shqiptar po Lufton ende për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Megjithatë, ai është ndërkombëtar, do të luajë Europianin me Shqipërinë dhe është vetëm 24 vjeç. Duke marrë parasysh që Roma do të nisë sërish nga dueti Mancini-N’Dicka me një rezervë luksoze si Smalling, Kumbulla mund të jetë pothuajse një luks si i katërti qendror në prapavijën verdhekuqe.

Vendimi përfundimtar do të varet nga situata e tregut. Ndërkohë Llorente, që do të donte të qëndronte, do të rikthehet së bashku me Kristensen te Leeds, klub i cili humbi finalen e “play-off” për t’u ngjitur sërish në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit