Real Madridi përgënjeshtron Ancelottin për Botërorin e Klubeve: Në asnjë moment nuk është vënë në dyshim…

10 Qershor 2024
15:19
Alfred Lleshi
back button

Real Madridi ka lëshuar një deklaratë në lidhje me fjalët e Carlo Ancelottit për Botërorin e ri të Klubeve, në të cilin trajneri Italian tha se “Los Blancos” nuk do të marrin pjesë, madje edhe klube të tjera: “Real Madrid C.F. njofton se në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja jonë në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm, 2024-2025.

Prandaj, klubi ynë do të garojë, siç është planifikuar, në këtë kompeticion zyrtar, duke u përballur me krenari dhe me entuziazmin më të madh për t’i bërë miliona fansat tanë në mbarë botën të ëndërrojnë përsëri me një titull të ri”.

“FIFA harron, por lojtarët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e vetme e Real Madridit vlen 20 milionë euro, ndërsa FIFA dëshiron të na japë këtë shumë për të gjithë kompeticionin (Botërorin e ri të Klubeve). Si ne, edhe klubet e tjera do ta refuzojnë ftesën”, – tha trajneri i bardhë në një intervistë për “Il Giornale”.

Fjalët e tij trajneri i ka cilësuar edhe me një publikim në rrjetet e tij sociale: “Në intervistën me ‘Il Giornale’, fjalët e mia rreth Kupës së Botës për Klube nuk janë interpretuar ashtu siç kam menduar. Unë e shoh këtë kompeticion si mundësi për të vazhduar luftën për tituj të mëdhenj me Real Madridin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit